Erdgys Arrazi u la në arrest me burg nga Gjykata e Shkodrës. Sipas pamjeve që ka arritur të sigurojë gazetarja e Klan News, Emi Kalaja, Arrazi vihet re se para se të zbriste nga mjeti i Policisë, ka vendosur kapuçin e xhupit në kokë në mënyrë që të mos dallohej në fytyrë nga kamerat.

Erdgys Arrazi akuzohet se ka shkakuar dhunë ndaj 3 fëmijëve dhe bashkëshortes së tij, Alma Arrazit që sipas organit të akuzës ka shkaktuar që nëna të marrë aktin tragjik të vetëmbytjes së saj bashkë me 3 fëmijët e mitur.

Ndërkohë, familjarë të 31-vjeçarit kanë deklaruar se Erdgys Arrazi nuk është person i dhunshëm dhe nuk i ka keqtrajtuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Kërkimet në lumin Buna nisën mbrëmjen e së shtunës kur një peshkatar i zonës gjeti trupin e pajetë të vajzës së madhe të familjes. Aksioni është shtrirë edhe në territorin e Malit të Zi. Trupat e 4 viktimave janë gjetur nga autoritetet.

Çifti Arrazi kishin 10 vite të martuar dhe kohët e fundit kishin patur debate ndërsa 39-vjeçarja kishte mësuar se bashkëshorti e tradhtonte./tvklan.al