Një punonjës policie u bë shkak për një aksident me 3 të plagosur këtë të premte në Tiranë. Ai udhëtonte me makinën e shërbimit, kur në rrethana ende të paqarta, humbi kontrollin dhe u përplas me dy mjete të tjera. Të plagosurit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 14.06.2024, punonjësi i Policisë inspektor Xh. M., duke drejtuar automjetin e shërbimit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. B. dhe me një automjet të parkuar. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat./tvklan.al