Gjykata e Posaçme ka konfiskuar 27 pasuri në pronësi të Kreshnik Budlla dhe Erneo Farruku. Pasuritë e konfiskuara përfshijnë toka bujqësore, apartamente, automjete luksoze dhe biznese, të regjistruara në emër të dy subjekteve si dhe të afërmve të tyre.
Ndër pasuritë e konfiskuara numërohen disa prona në Tiranë dhe Durrës, apartamente në ndërtesa luksoze, automjete të markave “Mercedes Benz” dhe “Smart”, si dhe dy biznese.
Pasuritë i kanë kaluar për llogari shtetit pasi dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale, duke përfshirë trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave. Me vendim të gjykatës së posaçme gjithashtu u bë heqja e sekuestros për 40 pasuri të tjera.
Klan News