27 pasuri në pronësi të Kreshnik Budlla dhe Erneo Farruku janë konfiskuar me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Pasuritë e konfiskuara që tashmë do kalojnë në përdorim nga shteti ndodhen në Tiranë dhe Durrës.

Konkretisht bëhet fjalë për troje, apartamente e biznese në pronësi të dy subjekteve.

Vendimi për konfiskimin e tyre erdhi pas dyshimeve se këto pasuri janë përfituar nga aktivitete kriminale, duke përfshirë trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave.

Krahas vendimit të konfiskimit, Gjykata e Posaçme hoqi sekuestron për 40 pasuri të tjera po në pronësi të Kreshnik Budllës dhe Erneo Farrukut, të cilat gjithashtu ishin në fazë verifikimi.

Tv Klan