Gjithçka ka nisur me një debat të madh mes Danielës dhe Andit në “Love Story” për marrëdhënien e tyre.
Ata të dy janë zënë, grindur, ofenduar me njëri-tjetrin në fillim, por Daniela e ka zgjedhur Andin në një takim duke i kërkuar edhe falje deri diku për veprimet e saj.
Daniela: Unë e kam ofenduar deri diku në debatin që kishim, edhe pa të drejtë. E ftova në një takim edhe Andi ishte komplet ndryshe nga ajo çfarë më ishte thënë. Unë i hapa dyert Andit.
Andi: Unë nuk pendohem për asgjë që kam bërë, ishte thjesht një rrugëtim i bukur. Edhe unë po të isha në vend të tij.
“Puthjet do të doja shumë të mos i kisha bërë”, ka thënë Daniela në “Talk Love Story” disa ditë më parë.
Gjatë spektaklit të djeshëm Daniela i ka konfuzuar të gjithë me deklaratat e saj ku ka thënë se e kishte për puthjet në përgjithësi dhe jo në veçanti për ato me Vilianin. Kjo ka bërë që djemtë të acarohen dhe Andi të reagonte duke i përmendur se tjetër gjë ka thënë gjatë Talk dhe ndryshe është shprehur në spektakël.
Daniela: Më vjen shumë keq që t’i fluturon nga të çon era, më vjen keq që e paskam humbur kohën me ty.
Menjëherë pas programit Andi është pyetur në dhomën e kuqe në lidhje me Danielën dhe është shprehur si më poshtë:
Andi: Unë me Danielën nuk dal më, do e ndërpres çdo gjë. Nuk kam më interes. Këtej më thotë je negativ, këtej Andi pozitiv. E kam mbyll me atë kapitullin.
Daniela: Nuk kishte ça thoshte më në dhomë të kuqe. Nuk e kërkon ti takimin me mua, ta jap unë mundësinë. /tvklan.al