Shqipëria ka disa nga peisazhet më të bukura të Evropës. Kështu shkruhet në artikullin e së përditshmës franceze “GRAZIA”.

Vendi ynë përshkruhet si destinacioni që ka mahnitur turistët me xhevahiret natyrore dhe arkitekturore.

Ende e paprekur nga turizmi masiv, Shqipëria rekomadohet për plazhet mahnitëse më rërë të bardhë dhe ujin e pastër.

Ndër qytetet më të bukura që renditen në shkrim janë Tirana, Gjirokastra dhe Saranda.

Për sa i përket kostove, Gjirokastra është një nga qytetet më të lira në Evropë, por konsiderohet edhe qyteti më i bukur në Shqipëri, shkruhet në artikull.

Shtëpitë karakteristike nuk duhen humbur nga vizitorët, ndërsa për të harruar shqetësimet e jetës së përditshme lexuesve u jepet si alternativë Saranda.

Çmimet janë po ashtu një nga arsyet se përse “vendi i shqiponjave” po tërheq vizitorët për pushime.

Tv Klan