Teksa inflacioni vazhdon të rrisë kostot për shumë shtete të botës, ka ende vende ku kostoja e jetesës është e ulët.

Për fat të mirë, ka mjaft opsione për të zgjedhur nëse dëshironi të kurseni para pa ulur cilësinë e përvojës së udhëtimit.

Kështu e nis shkrimin e përditshmja irlandeze “The Irish News” që ka bërë një listë të këtyre vendeve me çmime të përballueshme për të pushuar në vitin 2025.

Në këtë listë është përfshirë edhe vendi ynë. Për shkak të natyrës Shqipëria është e lehtë të ngatërrohet me Italinë, por në ndryshim nga vendi fqinj, plazhet janë më të qeta, pikat turistike sekrete janë më të shumta dhe çmimet janë dukshëm më të lira.

Kjo media rekomandon lexuesit të mësojnë për të kaluarën e Shqipërisë përmes arkitekturës otomane, fashiste dhe sovjetike të kryeqytetit të Tiranës.

Sugjeron që të eksplorohen shtigjet në Parkun Kombëtar të Valbonës dhe të pushojnë në plazhet e  Rivierës Shqiptare.

Tv Klan