Në një takim elektoral që zhvilloi me banorë të Kombinatit, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i bëri thirrje mbështetësve të tij që në 25 qershor të votojnë për Republikën e Re, si mundësia e vetme për të maksimalizuar aksionin e opozitës së bashkuar nën siglën e Partisë Demokratike.
“A shitet jeta juaj dhe e fëmijëve? Jo, kemi besim që një individ i fortë ka mundësi të ndërtojë një ekonomi të fortë….Vendosni ju për Shqipërinë, lërini mënjane njerëzit që ju fyejnë, bashkohuni me Republikën e Re dhe Bashën, që do ndihmoje në zhvillimin e vendit, ka vetëm një vote PD e Basha.”
Për kreun e republikanëve ekonomia e fortë me taksa të ulëta është prioriteti kryesor i Republikës së Re, që garanton siguri, mirëqenie e punësim.
/Tv Klan