Medon Berisha ka gjetur formën më të mirë në Itali, aty ku është pjesë e Lecce-s. Mesfushori ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe po shkëlqen nën urdhrat e trajnerit të ri, Marco Giampaolo.

Në një prononcim të dhënë në Itali, Berisha tregon se trajneri i ri ka ndryshuar situatën në ekip dhe i lejon atij të luajë më shumë futboll, për të treguar cilësitë e tij.

“Ndaj Lazio-s zhvilluam një paraqitje të mirë. Bëmë shumë mirë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishim të bashkuar si një ekip i vërtetë. Treguam se mund të kishim barazuar ose fituar edhe me 10 lojtarë.

Trajneri i ri na ka dhënë shumë besim dhe qetësi. Atij i pëlqen që ekipi të luajë futboll, diçka që na kishte munguar. Tani luajmë më shumë futboll dhe të gjithë kërkojnë topin. Me Giampaolo-n ndihem më mirë për të treguar cilësitë e mia. Para se të kthehesha nga lëndimi, ai foli me mua dhe më tha se kishte besim duke më thënë shumë shpresë.

Na paret një betejë sportive ndaj Como-s. Është një përballje direkte. Pas paraqitjes së mirë ndaj Lazio-s, e di se mund t’ia dalim për të marrë një rezultat pozitiv”, u shpreh Berisha.

/tvklan.al