Lacio e ka marrë vendimin për Elseid Hysajn. Klubi bardhekaltër është gati që ta lërë fubollistin të lirë edhe nëse për kartonin e tij nuk paguhet asnjë shifër.
Mbrojtësi kuqezi pëlqehet shumë nga Leçe dhe bisedimet mes palëve kanë përparuar.
Lacio i ka propozuar puljezëve që ta marrë 32-vjeçarin në formë huaizmi. Por kusht është që Leçe të paguajë pagën e futbollistit për pjesën e mbetur të sezonit, raporton Tuttomercatoweb.
Hysaj ka kontratë me Lacion deri në verën e 2026-ës dhe paguhet 2.8 milionë Euro në sezon.
Mbrojtësi kuqezi e ka vendosur se nuk dëshiron më që të qëndrojë pa luajtur dhe është gati që të ndryshojë ekip. Nga ana tjetër edhe trajneri i Lacios Marko Baroni nuk e ka 30-vjeçarin në planet e tij.
Te Leçe ai do të mund të gjente minutat e munguara në fushë, e kjo e josh. Në klubin puljez luajnë edhe dy mesfushorë të kombëtares shqiptare, Medon Berisha dhe Ylber Ramadani.
Klan News