Medon Berisha mund të ndryshojë skuadër në merkaton e Janarit. Mesfushori ka spikatur te Lecce këtë sezon dhe ka bërë që klube të mëdha të hedhin sytë nga ai.

Lazio prej kohësh është në kërkim të një mesfushori, që t’i përshtatet rotacioneve të trajnerit Marco Baroni.

Në listën e drejtuesve për merkaton bën pjesë edhe Medon Berisha, sipas “Corriere dello Sport”.

Lecce interesohet për Elseid Hysajn dhe Lazio mund të përfitojë nga kjo, për të propozuar shkëmbim me Berishën, diçka që vështirë se mund të realizohet. /tvklan.al