Mesfushori shqiptar, Luis Hasa është larguar zyrtarisht nga Lecce. Lojtari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka falenderuar klubin italian, ndërsa iu uron suksese në të ardhmen.

Hasa do të vazhdojë karrierën te Napoli, me pretendentët për titull që kanë mbyllur marrëveshjen dhe pritet ta konfirmojnë në orët e ardhshme.

Futbollisti 21-vjeçar do të vihet nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte, ndërsa synon të fitojë një vend në formacion, diçka që duket shumë e vështirë.

Kujtojmë se Hasa u transferua te Lecce në merkaton e verës nga Juventusi. Mesfushori ka qenë pjesë e moshave të Italisë, ndërsa ekziston mundësia që në të ardhmen të zgjedhë të përfaqësojë Shqipërinë. /tvklan.al