Reperja 25-vjeçare, Megan Thee Stallion po mban ngritur temperaturat këtë Vjeshtë. Ajo ka ndarë disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram e veshur me bikini të vogla provokative.

Ajo pozonte në perëndim të diellit me valët e detit që i përplaseshin pas trupit, e veshur me bikini shumë të vogla ngjyrë rozë trëndafili.
Në fotografitë e publikuara duket se Megan ka ngatërruar masën e veshjes, pasi ajo çfarë mbante në trup e ekspozonte të tërën duke nxjerrë në pah format e saj bombastike.

Me fytyrë të kuruar në detaje dhe flokë bionde, Megan ka ndarë imazhe të tilla që kanë “çmendur” ndjekësit e saj.
Megan Thee Stallion, është zëri pas hitit të madh Hot Girl Summer. /tvklan.al