Rimorkiot qarkullonin me shpejtësi. Të hipura në të qëndronin kafshët e shpëtuara nga “flakët e ferrit” në Los Angeles. Brenda më pak se 24 orëve ferma e kafshëve në Los Angeles ishte shndërruar në një “varkë shpëtimi”. Gjatë javës së fundit në të janë strehuar qindra kafshë.

Strehimi i kafshëve ofrohet pa kosto për pronarët si rezultat e sensibilizimit dhe donacioneve të shumta për situatën tragjike me të cilën po përballen banorët e Los Angeles.

Sergio Macial është një nga dhjetëra njerëz i cili solli kafshët e tij në stallë për t’i mbrojtur nga flakët që përpinë banesën e tij. Një javë më parë ai dhe e dashura e tij vrapuan përmes flakëve për të shpëtuar 10 kafshë. Ky akt heroik për Sergion la pasoja tragjike, pasi maska e tij e fytyrës mori flakë.

Edhe pse situata në Los Angeles është dramatike, kjo strehëzë e kafshëve ka bërë bashkë shumë njerëz që në mënyrë vullnetare të kujdes për kafshët. Rreth 50-100 vullnetarë qëndrojnë në stallë, ushqejnë dhe shëtisin kafshët. Përveç anës humane dhe dëshirës për të ndihmuar, kjo është dhe një mënyrë për të larguar mendjen nga situata tragjike që kaluan. Për BBC ata shprehen se ndjejnë kënaqësi teksa ushqejnë kafshët.

“Është një proces vitet i bukur për t’u kaluar. Të ofron një qetësi shpirtërore në një kohë tragjike.”

“Ata kërkojnë që t’u këndosh. Ne të gjithë sapo i kemi adoptuar dhe kujdesemi shumë për ta”.

 Një pjesë e kafshëve janë bashkuar me pronarët e tyre, kurse një pjesë tjetër qëndrojnë në pritje.

/tvklan.al