Kohët e fundit familja mbretërore ka qenë qendra e vëmendjes së mediave. Vendimi i Meghan Markle dhe princ Harry-t është shoqëruar me reagime dhe komente të shumta.

Meghan është zhvendosur në Vancouver dhe ditën e sotme u fotografua duke bërë shëtitje me vogëlushin në krahë, shoqëruar nga dy badigardë dhe dy qentë e saj.

Meghan dukej shumë e lumtur dhe madje shfaqet e buzëqeshur përpara aparatit fotografik.

Por fansat kanë kritikuar mënyrën se si Markle mbante djalin e saj. Ata kanë kërkuar që ajo të marrë këshilla nga ndonjë dado se si mbahet një fëmijë./tvklan.al