Autoritetet kanë zbuluar të dhëna të reja që ndryshojnë kohën e vdekjes që ata mendonin për aktorin Gene Hackman dhe gruan e tij, Betsy Arakawa.

Çifti u gjet i vdekur në shtëpinë e tyre në New Mexico dhe sipas autoriteteve, kishin disa kohë. Fillimisht u tha se Arakawa kishte vdekur më 11 shkurt ndërsa Hackman një javë më vonë.

Zyra e Sherifit në Santa Fe ka konfirmuar se Arakawa telefonoi disa herë një klinikë  shëndetësore më 12 shkurt për një trajtim mjekësor, të cilin sipas klinikës, ajo s’e mori kurrë. Ky detaj u mësua nga aktiviteti telefonik në celularin e saj.

Atë mëngjes, ajo kishte telefonuar tri herë Cloudberry Health, një klinikë private të zonës. Ajo mori një telefonatatë të katërt nga klinika.

Autoritetet theksuan se nuk raportuan për një datë zyrtare të vdekjes së saj dhe se kishin përcaktuar fillimisht që veprimet  e fundit të Arakawa datonin më 11 shkurt. Ajo kishte shkëmbyer email-e me një masazhator dhe kishte shkuar në një supermarket, farmaci dhe dyqan kafshësh. Të dhënat e sinjalit të garazhit tregojnë se ajo ishte kthyer në shtëpi rreth orës 17:15 të asaj dite.

Drejtuesi i Cloudberry Health, Josah Child tha për BBC se klinika s’kishte trajtuar asnjërin prej bashkëshortëve të ndjerë, por Arakawa kishte kërkuar ndihmë mjekësore.

“Ajo telefonoi dhe tha se kishte kapsllëk, por nuk përmendi probleme me frymëmarrjen apo dhimbje në kraharor”. Arakawa kishte lënë një konsultë më 12 shkurt  por e anuloi më 10 shkurt duke thënë se duhej të kujdesej për bashkëshortin.

Mëngjesin e 12 shkurtit, ajo telefonoi sërish por duke qenë se s’ishte vendosur një raport mjek-pacient, klinika i tha se duhej të paraqitej.

“Pati disa telefonata për të caktuar vizitën atë pasdite, por ajo s’erdhi kurrë. Zyra jonë telefonoi disa herë, por s’mori përgjigje”.

Çifti u gjet i vdekur më 26 shkurt./tvklan.al