Bill Gates po kërkon një fermë ekologjike në Turqi për të ndihmuar mjedisin, por ka shkuar atje me formën më ndotëse të transportit në botë, me jaht. Ndërkohë pak ditë më parë ai u pa duke festuar ditëlindjen e tij të 66-të me 2 jahte luksozë pëgjatë bregdetit të Turqisë. I ftuar ishte edhe miliarderi Jeff Bezos, i cili premtoi 315 milionë Dollarë në konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike në Glasgow, në mënyrë që të ndihmohen fermerët për të realizuar kultura rezistente.
Gates u nis në këtë konferencë me një super jaht, për të cilin ekologjistët thonë se është një nga ndotësit më të mëdhenj të atmosferës dhe mjedisit. Jahti përfshin helikopter, nëndetëse dhe pishinë, duke emetuar 7,020 ton dioksid karboni në vit. Ndërkohë sipas departamentit të Antropologjisë së Universitetit të Indianas thotë se një njeri mesatarisht emeton 5 ose 10 ton dioksid karboni në vit./tvklan.al