Kanye West ka akuzuar “bandën Kardashian”, Disney dhe Hulu se kanë kufizuar prindërimin e katër  fëmijëve të tij dhe Kim.

Reperi bëri disa postime në platformën X për marrëveshjen e tij të bashkëprindërimit me sipërmarrësen.

“Po, kam probleme me njerëzit që ngrinë llogarinë time, morën fëmijët e mi dhe u përpoqën të më fusnin në burg”, shkroi Kanye.

“Nuk dua thjesht ‘të shoh’ fëmijët e mi. Kam nevojë t’i rris. Kam nevojë të kem mendimin tim për çfarë veshin në shkollë, kush janëë miqtë e tyre, në shtëpinë e kujt flenë dhe nëse vajzat e mia duhet të vënë buzëkuq apo përdorin parfum. Të gjitha këto të drejta më janë marrë nga banda Kardashian, Hulu dhe Disney dhe anxhenda më e madhe për të përdorur  fëmijët e përzgjedhur me ngjyrë që të jenë platforma për të ndikuar te njerëzit me ngjyrë”.

47-vjeçari e krahasoi ‘takimin’ me fëmijët e tij, North, Saint, Chicago dhe Psalm me ‘vizitën’ në burg.

“Sikur jam në burg ‘duke takuar’ fëmijët e mi, nuk më intereson nëse jetoj apo vdes, nëse jam në burg apo i lirë dhe mbi të gjitha nuk më intereson çfarë këta të famshëm që janë skllevër ndaj hebrenjve kanë për të thënë”.

Vazhda e postimeve të tij ndodhi  vetëm pak orë pasi Kim e pengoi që të përfshinte vajzën e tyre të madhe, North në një këmbë me Sean “Diddy” Combs.

West tha se Kim u përpoq  të merrte një gjykatës për të bllokuar këngën e titulluar “Lonely Roads Still Go to Sunshine” që të publikohej.

Në një postim që tashmë  është fshirë, ai postoi një bisedë  të  fundit me ish-gruan. “Nuk do të të flas më. Të pyeta asokohe nëse mund ta regjistroja emrin e saj. The po. Kur të jetë 18 vjeçe, gjithçka i shkon  asaj. Kështu që ndalo”.

Kardashian i ka thënë: “Kam dërguar dokumente që ajo të mos jetë në këngën e Diddy për ta mbrojtur. Një person mund ta regjistrojë”.

West i kërkoi “ta ndryshonte” regjistrimin ose “do të niste një betejë”. “Asnjëri nga ne s’do ta marrë veten nga skandali publik. Do të të duhet të më vrasësh”.

Burime për TMZ  janë shprehur se Kim Kardashians nuk do që North të lidhet me Combs, i cili është akuzuar për prostitucion dhe një mori akuzash të tjera. Ai është deklaruar i pafajshëm dhe nuk ka  pranuar asnjë akuzë./tvklan.al