Në mbledhjen me elektoratin dhe drejtuesit e partisë se saj kryeministrja italiane Giorgia Meloni theksoi se nuk do të ketë asnjë hap pas nga funksionimi i kampeve të azilkërkuesve në Gjadër dhe Shëngjin.

Giorgia Meloni, Kryeministre e Italisë: Marrëveshjen me Shqipërinë për azilkërkuesit disa akoma e konsiderojnë një ide të çmendur edhe pse ka gjetur përkrahje të gjerë në Europë. Thelbi i kësaj marrëveshje është efekti parandalues sepse të zbarkosh në një shtet jashtë BE-së ndryshon perceptimin ndaj i ka frikësuar kaq shumë trafikantët e qenieve njerëzore. Nëse ne e ndalojmë këtë iniciative, ky do të ishte favori më i madh që mund t`ju bënim këtyre kriminelëve.

Meloni adresoi akuza edhe ndaj gjyqtarëve që po e pengojnë që të nisë rrefugjatët drejt Shqipërisë.

Giorgia Meloni, Kryeministre e Italisë: I pyes ata gjyqtarë që kanë dhënë vendime jo normale nëse kanë dhënë një dorë për të luftuar mafian që realizon këto trafiqe kriminale. Qendrat për emigrantët në Shqipëri do të funksionojnë, edhe nëse më kërkohet që me to të merrem çdo natë e ditë, që tani deri në fund të mandatit tonë qeverisës. Unë dua që të luftoj mafian dhe i kërkoj shtetit italian, dhe njerëzve dinjitozë, që të më ndihmojë ta luftoj mafian sepse jam një njeri i ndershëm.

Meloni  i uroi “punë të mbarë” presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump.

Klan News