Tirana do të udhëtojë në Gjirokastër për tu përballur me Luftëtarin, me pengun e trazirave të shkaktuara në ndeshjen me Kukësin. Trajneri Mema del kundër tifozëve që shkelën fushën dhe që sipas tij mund të kishin sjellë edhe dëme më të mëdha.
Mema që për Tiranën po sakrifikon profesionin e tij është përballur më së shumti me faktorin psikologjik tek skuadra e tij. Sipas trajnerit një fitore do të çlironte ekipin.
Në kryeqytet do të ketë sërish një ndeshje interesante. Pasi mundi Skënderbeun duke e zbritur nga vendi i parë, Laçi do të rikthehet në ‘Selman Stërmasi’ për tu përballur sërish me vendin e parë të Superligës, Partizanin. Skënder Gega e ka studiuar ndeshjen e pak ditëve më parë duke nxjerrë mësime.
“Ndeshjet janë të ndryshme, me kundërshtarë të ndryshëm. Nuk shikohet humbja e Skënderbeut, si pika e dobët e jona. Humbja e tyre me Laçin, ka qenë e Skënderbeut. Unë e ndërtoj ndeshjen në filozofinë tonë. Është mirë ta shohësh atë ndeshje, të marrësh pjesët më të mira dhe të hedhësh në fushë. E kemi analizuar Laçin kundër Skënderbeut, por edhe në momente jo të mira.”
Në Korçë, situata pas humbjes nuk është fort e mirë, megjithëse Orges Shehi ka besim se lojtarët e tij nuk do të dorëzohen lehtë.
Në ndeshjet e tjera, delikate do të jetë përballja mes Kastriotit dhe Kamzës. Po ashtu ajo mes Kukësit dhe Teutës.
Tv Klan