Lajme Arkiva 2003

Gazetari: Më parë ju shpreheshit tërësisht si forcë politike për një bashkëjetesë, për një shtet shumë etnik. Tashmë zoti Xhaferri, ju dhe shumë intelektualë të tjerë shqiptarë, përkrahin tezën e shteteve etnike. Përse nuk duhet të trembemi ne shqiptarët nga krijimi i një shteti të përbashkët?

Menduh Thaçi: Unë mendoj se këto janë procese politike që ndodhin rrallë herë në histori dhe po mundohemi që ti bindim se shthurja e Jugosllavisë u mundësoi të gjithë popujve të tjerë që të kenë të drejtën e vetëvendosjes dhe të krijojnë shtetet e veta, ndërsa shqiptarët të cilët ishin për nga renditja në numër të tretët në ish Jugosllavi më lejoni të konstatoj se ende nuk kanë fituar asgjë, as në Kosovë, as në Maqedoni dhe as në Preshevë dhe ma merr mendja se kjo trembje e një pjesë të njerëzve prej të drejtës së vetëvendosjes nuk ka kurrfarë baze. Po afrohemi shumë afër definimit të disa proceseve që ndoshta nuk do të përsëriten. Negociatat për statusin final të Kosovës nuk kanë nisur, Marrëveshja e Ohrit që ishte si rezultat i kompromisit që bënë shqiptarët në dëm të tyre as që ka ndërmend të realizohet. Mendoj se nuk jemi aspak ‘agil’ dhe sillemi sikur nuk ndodh asgjë rreth nesh.

Gazetari: Zoti Thaçi një organizatë ushtarake Armata Kombëtare Shqiptare thotë se edhe ajo dëshiron bashkimin shqiptarëve në një shtet të vetëm. Sot Armata Kombëtare Shqiptare nuk është në momentin duhur në skenën politike, ushtarake, shoqërore, në trevat shqiptare.

Menduh Thaçi: Unë Partinë Demokratike shqiptare e vlerësoj pak si më të vjetrën nga këto përcaktime, ndërsa nëse doni të jem i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë për problemin e arrestimit të disa shqiptarëve kohët e fundit nga Tirana zyrtare, mendoj se është fatkeqësi. Nuk guxon që ne të bëhemi pre e shpifjeve të ndryshme dhe nuk guxon që atë dëshirë maksimale që kanë maqedonasit dhe sllavët që ta mbartin përçarjen në shoqërinë shqiptare, ne ta legjitimojmë./tvklan.al