Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e opozitës VMRO doli e para. Më pas u renditën kandidati i partisë në pushtet LSDM dhe presidenti aktual, Pendarovksi.
Më pas erdhën Fronti Europian i drejtuar nga shqiptarët me kandidat Bujar Osmanin dhe koalicioni tjetër VLEN i përbërë nga shqiptarët me kandidat Arben Taravarin, pjesë e të cilës ishte dhe Vetëvendosja e Albin Kurtit në Kosovë.
Emisioni Opinion në Tv Klan diskutoi mbrëmjen e kësaj të marte për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të jenë në një ditë me zgjedhjet parlamentare.
A do të bëjë koalicioni më i madh i shqiptarëve Fronti Europian i drejtuar nga BDI e Ali Ahmetit, koalicion me VMRO? Analisti Baton Haxhiu ka pyetur në studio Menduh Thaçin e PDSH-së, pjesë e koalicionit Fronti Europian, nëse ka kontakte me partinë më të madhe opozitare maqedonase. Menduh Thaçi pranoi personalisht se ka, por ai theksoi se shqiptarët kanë 3 kushte kryesore për koalicion me ta.
Sa i përket përfshirjes së Vetëvendosjes së Albin Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaçi tha se nuk do ta kursejë në raundin e dytë të presidencialeve, duke u shprehur se “do t’i vendosë shkelmin”.
Menduh Thaçi: Unë kam kontakte me VMRO. Fronti ka fituar bindshëm zgjedhjet. Fronti ka kusht për zotërinë, parakusht, nuk do jenë zgjedhjet e suksesshme nëse nuk pajtohet të ketë ndryshime kushtetuese.
Krijimi i qeverisë për Frontin nuk është i rëndësishëm numri 61, është i rëndësishëm numri 80. Pa këto gjëra nuk bisedohet.
Ata kanë nxjerrë para meje një argument të madh sipas tyre, për VMRO është problem Ali Ahmeti dhe BDI. Unë u kam thënë është problem data që duhet të jepni për ndryshimet kushtetuese. Asnjëfarë problemi nuk paraqet BDI dhe Ali Ahmeti.
VLEN figurën e Albin Kurtit me të cilin Fronti ka luftuar në zgjedhje, Albin Kurti është figurë e rëndësishme dhe ka një përgatitje të jazhtëzakonshme intelektuale dhe është shumë vështirë si shqiptar ta luftosh. Kur tani që VLEN e nxjerr Mickoskin, tani do ta shikojnë se çfarë është betejë politike, se unë kisha kujdes me gisht të prekë figurën e Albin Kurtit, tani shkelmin do ta ketë me Mickoskin.
Blendi Fevziu: Pse deri tani nuk e preke?
Menduh Thaçi: E preka aq sa duhet.
/tvklan.al