Lajme Arkiva 2003

Nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në ish republikën jugosllave të Maqedonisë Menduh Thaçi ka thënë se askush nuk duhet të ketë frikë nga ndarja territoriale.

Për Tv Klan, Thaçi ka thënë se me gjithë proceset e ndarjes apo formimit të shteteve etnike nga popujt e tjerë, të vetmit që nuk kanë fituar janë shqiptarët.

Thaçi ka kritikuar qëndrimin e Tiranës me lidhjen e arrestimit të disa shqiptarëve pjesëtarë të Armatës Kombëtare Shqiptare.

Sipas Thaçit krijimi i shteteve etnike, apo e drejta për shkëputje është e drejtë edhe për shqiptarët në shtetin maqedonas, aq më tepër kur pala maqedonase nuk e respekton Marrëveshjen e Ohrit./tvklan.al