Shumë vende të botës dënojnë me dhunë moszbatimin e masave kufizuese
Rregullat për të qëndruar në shtëpi të sigurt për të shmangur infektimin nga Covid-19 vlejnë për të gjithë njëlloj. Por disa vende kanë përdorur mënyra shumë ekstreme për të dënuar të gjithë ata që shkelin karantinën.
Policia ka marrë masa të ashpra jo vetëm për shkelje të karantinës, por edhe ndaj atyre që grumbullohen me persona të tjerë, si dhe për të gjithë ata që nuk përdorin maska dhe doreza.
India ka zgjedhur një mënyrë krejtësisht ndryshe. Patrulla oficerësh të shpërndarë nëpër vend bllokojnë rrugët, duke ndëshkuar çdo drejtues mjeti që qarkullon pa motive mjekësore apo jetike. Ata kanë përdorur shkopinj bambuje për të gjithë ata që shkelnin rregullat. Për disa të tjerë policia ka menduar edhe bërjen e ushtrimeve gjimnastikore.
Gjendja e emergjencës e shpallur për shkak të koronavirusit në shumë vende të botës që prej dy muajsh i ka mundësuar policisë të krijojë një pushtet të fuqishëm për të mundësuar zbatimin e masave kufizuese.
Në Filipine pamjet janë shumë çnjerëzore. Të gjithë ata që kanë shkelur rregullat qeveria i ka futur në kafaze kafshësh, ku mbi ta ushtrohet edhe dhunë.
Në El Salvador dhjetra të arrestuar gjysmë të zhveshur u futën në një qeli dhe u detyruan të qëndronin në dysheme. Ka qenë vetë presidenti i vendit Nayib Bukele që ka publikuar videot, duke u shprehur krenar për këtë sjellje të autoriteteve.
Izolimin në shtëpi po e vuan tanimë e gjithë bota, por ata që e përjetojnë më shumë janë fëmijët. Për shkak se të gjitha parqet dhe këndet e lojrave janë mbyllur nga Covid-19, fëmijët janë të detyruar të merren me aktivitete vetëm në shtëpi.
Por në Çeki qeveria i ka lehëtsuar masat e izolimit, duke bërë që fëmijët të shijojnë lirinë e munguar. Disa prej tyre kanë vizituar një kopsht zoologjik.
Ata kanë ushqyer devetë dhe të vegjlit e tyre, teska i gëzoheshin faktit që kanë dalë nga izolomi prej gati dy muajsh.
Klan Plus