Lejohen të kalojnë me tampon fëmijët deri në 17 vjeç
Ministria e Jashtme, përmes një njoftimi për shtyp, hedh poshtë disa lajme për ndryshimin e kritereve të lëvizjes në pikat kufitare me Greqinë.
Në njoftim thuhet se të gjitha certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare njihet dhe janë të vlefshme për të udhëtuar në shtetin fqinj. Rastet sporadike të kësaj problematik të hasur në kufijtë, lidhen shqiptare apo shtetas të kombësive të ndryshme që jetojnë në Greqi që dhe certifikatën e vaksinimit duhet ta kenë marrë nga ky shtet.
I vetmi ndryshim publikuar nga autoritet aeroportuale greke lidhet me faktin se tani mosha e të miturve që lejohen të udhëtojnë me tampon është nga 4 deri në 17 vjeç, ndërkohë që mosha e lejuar deri dje ishte nga 4 në 11 vjeç.
Tv KIan