Meri Murrizi, një nga tre konkurrentet e mbetura të spektaklit Love Story, ka rrëfyer pak më shumë rreth jetës së saj private.

Ajo ka folur për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, për babanë që u nda nga jeta disa muaj më parë, teksa ka theksuar se Saimri ka disa të përbashkëta me të.

Je tip sportiv, apo i ecjes së qetë?

Nuk jam tip sportiv në fakt. Mua më pëlqen të eci, të shijoj natyrën, të marrë atë qetësinë që të fal natyra. Nuk më pëlqen të jem pjesë e vendeve publike ku ka shumë njerëz.

Si e kalon ti një ditë të zakonshme?

Në Elbasan kemi një vend ku dalim të gjithë për ecje dhe quhet Krasta. Më pëlqen të zgjohem herët, të bëj një ecje andej, pastaj në shtëpi të merrem pak me punë dhe kujdesin ndaj vetes. Të shoh televizor, të dëgjoj muzikë. Merrem me gjërat që kam pasion, me qepjen, me vizatimin.

Ke menduar ti kushtohesh ndonjëherë seriozisht stilimit?

E kam menduar por të shohim, e kam në plan. Do bëj një bashkëpunim me mamin. Momentalisht jam e angazhuar vetëm me emisionin dhe nuk kam pasur hapësirë të merrem edhe me punën, modelingun. Siç e kam shprehur unë nuk kam bërë një universitet që të kem një diplomë dhe të bëj një punë të atij profesioni. Kam një dëshirë shumë të madhe por koha dhe situata në të cilën kam qenë nuk më ka premtuar që ta nis.

Si e mban ti trupin në formë duke qenë se merresh me modeling?

Bëj edhe ushtrime në shtëpi dhe me dieta, bëj kujdes me ushqimet. Tani që jam në emision kam rënë shumë në peshë dhe nuk kam bërë kujdes me ushqimin.  Kam përjetuar shumë stres dhe erdha nga një situatë shumë e vështirë që më ndodhi në familje.

Çfarë të ka ndihmuar që të ecësh dhe të vazhdosh përpara pas fatkeqësisë që pate në familje?

Mua më ka dhënë babi një forcë tepër të madhe që as vetë nuk e imagjinoja asnjëherë që do ndodhte ashtu. Jam në atë botën time që unë gjej veten. Bota ime është arti dhe është gjëja që dëshiroj më shumë. Kam njohur njerëz të rinj, kam gjetur edhe Saimirin aty dhe e kam pasur mbështetjen e tij që prej ditës së parë që kam ardhur.

Sheh ti ndonjë ngjashmëri të Saimirit me babanë tënd?

Të them të drejtën e kam diskutuar këtë gjë me mamin dhe ka nja dy tre gjëra që Saimiri i ka të përbashkëta me babin. Kjo fjala nuse tipike për shtëpi nuk është se më pëlqen shumë. Unë jam vajzë për shtëpi por jo nusja tipike shqiptare. Dua të kujdesem për familjen time, të bëj ato punët e shtëpisë por edhe të punoj për veten sepse nuk më pëlqen të bëhem e varur nga persona të tjerë.

Nëse do jetoje me mamanë e Saimirit, do ngriheshe ti në mëngjes të bëje kafen?

Pse jo, normalisht që do i’a bëja, ashtu siç i’a bëj mamit tim, në shenjë respekti. Mua më pëlqen të zgjohem herët, nuk më pëlqen të fle shumë. Unë fle shumë vonë, kam pasur problem me gjumin dhe tani po përpiqem ta rregulloj pak orarin./tvklan.al