Në Bruksel është kryer transferimi i detyrës tek Presidenti i ri i Këshillit Evropian Antonio Costa që për pesë vitet në vijim do të drejtojë samitet e liderëve të 27 shteteve evropiane.

Në fjalën e tij pasi mori stafeten nga Charles Michel presidenti Costa u ndal edhe tek mbështetja për shtetet kandidate po pa dhënë sipas tij afate artificiale për anëtarësimin e tyre në BE.

“Zgjerimi me shtetet e Ballkanit perëndimor dhe ato të lindjes është një mjet i fuqishëm për të promovuar paqe dhe stabilitet dhe po ashhtu një domosdoshmëri gjeopolitike. Si Bashkimi Evropian edhe shtetet kandidate duhet të punojnë më fort dhe më shpejt pa dhënë afate artificiale pa pengesa të panevojshme.”

Presidenti në largim i Këshillit Evropian Charles Michel kishte deklaruar nga forumi i Bledit në Slloveni se shtetet ballkanike do të duhej që të anëtarësoheshin në familjen evropiane deri në vitin 2030.

Pritet që presidenti i ri Antonio Costa të martën e ardhshme të presë në Bruksel kryeministrin Rama dhe liderët e tjerë të rajonit tonë në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor që pritet të mbahet ne mesin e muajit të ardhshëm.

Klan News