Një paketë elektrike ka marë flakë në një ambient zyre në zonën e “Komunës së Parisit”.
Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj bën të ditur se si pasojë janë evakuuar banorët dhe nuk ka persona të lënduar. Siç duket edhe nga pamjet flakët kanë përfshirë katin e katërt të pallatit.
Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Njoftimi i Policisë Tiranë:
Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 20.01.2025, rreth orës 11:05, në rrugën ‘Tish Daija, ka rënë zjarr në katin e katërt të një ndërtese.
Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve .
Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
/tvklan.al