Qeveria premton plotësimin e kërkesave ekonomike
Do të nisë futbolli, 51 ditë bojkot dhanë efektin e vet. Nis me kupën e Shqipërisë këtë të dielë dhe java e parë të kampionati të mërkurën e javës së ardhshme.
Tv Klan ka mësuar se presidenti i Federatës së Futbollit ka patur një tjetër takim me kryeministrin nga ku ka marrë garanci se kërkesat ekonomike do të plotësohen, me kushtin që të ndërpritej bojkoti.
“Kam pasur takime të vazhdueshme, me qeverinë, jemi në rrugën e mbarë për t’i zgjidhur gjërat. Kjo nuk do të thotë që futbolli rifilloi dhe hoqëm dorë nga kërkesat, ato do të vazhdojnë të mbeten. Janë në tavolinë, janë diskutuar nga Libohova me ministrinë e financave. Mbeten vendimet finale. Ka një lloj dakordësie për kërkesat”.
Mendohet që kërkesat ekonomike të ligës së futbollit të miratohen hap pas hapi deri në fund të vitit 2020.
Mbledhja e sotme e ligës shërbeu edhe për të përcaktuar vijat e përgjithshme të kalendarit të ndeshjeve. Kampionati nuk do të ketë ndryshime, do të luhen të plota 36 javë ndërsa në kupën e Shqipërisë pritet që të luhet me tek ndeshje deri në fazën e gjysmëfinaleve. Kjo to të sillte më shumë frymëmarrje për klubet duke i përqendruar energjitë tek kampionati.
Tv Klan