Skredi Ago, i njohur si nga të gjithë si Skerdi, ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Rudina” në Tv Klan. Reperi në studio ka qenë bashkë me bashkëshorten e tij, Vesën, e cila jeton në Kosovë, por ka arritur të marrë atje dhe këngëtarin.

Skerdi ka sjellë shumë bashkëpunime me shumë këngëtarë dhe njihet si një reper që këngët e tij i shkruan vetë, po vetë realizon dhe muzikën. Rudina Magjistari ka ngacmuar këngëtarin dhe e ka pyetur atë nëse do të veçonte një nga bashkëpunimet e tij.

Këngëtari pa hezitim ka thënë se më mirë gjatë një bashkëpunimi është ndjerë me Adelina Ismailin, duke thënë se ajo është me plot kuptimin e fjalës një artiste dhe nuk ka asnjë kompleks.

Si kanë ardhur këto bashkëpunime, ka qenë kërkesë nga ana jote apo?

Kanë qenë dhe nga ana ime, por dhe nga ana e këngëtarëve të tjerë.

Cili ka qenë bashkëpunimi më i bukur, nëse do zgjidhje mes të gjithëve. Si këngë ishin të gjitha shumë të këndshme?

Në kuptim bashkëpunim më i suksesshëm apo se mua më pëlqen?

Që ty të pëlqen, që ti je ndjerë më mirë?

Me Adelina Ismajlin.

Pse?

 Se është artiste me plot kuptimin e fjalës. Është komplet artiste.

Pse çfarë ka ndryshe nga të tjerët?

Nuk dua t’u them të tjerëve që nuk janë artsitë, por e dimë të gjithë se kush është Adelina.

Ka dhe eksperiencë…

Ka eksperiencë shumë. (Ndërhyn Vesa) Ajo që ka më shumë rëndësi është se na ka dhënë shumë enërgji gjatë xhirimeve të klipit për të nxjerr diçka të bukur.

Skerdi: Adelina nuk ka komplekse. Domethënë është aq emër i madh dhe nuk ka komplekse. Shumica të tjerëve kanë komplekse gjatë xhirimeve, gjatë këngës. Kur ia kam treguar këngën për herë të parë, se Adelina nuk ka do më të këndojë. Por kur i tregova këngën, i pëlqeu kënga menjëherë./tvklan.al