“Ka Një Mesazh Për Ty” ka dalë nga studioja e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan pasi historia dhe surpriza do të rrëfehen ndryshe. Moderatorin Ardit Gjebrea  e shoqëron Flutura e cila ka ardhur posaçërisht nga Anglia për të bërë një vepër të mirë këtë fundivit.

Të dy nisen drejt Patosit, në shtëpinë e Dallëndyshes që është një gjyshe e verbër, me vuajtje të mëdha mbi shpinë e me një dëshirë. Përpara se të mësojmë dëshirën, ajo rrëfen fillimisht historinë e saj, humbjen e vajzës në moshë të re dhe shikimit.

Dallëndyshe: Unë jam me diabet, diabeti më rri konstant, më rri 400, pastaj më mori shikimin.

Ardit Gjebrea: Vetëm nga diabeti? Por nuk shkove të vizitoheshe?

Dallëndyshe: Bëra edhe operacion. Pas operacionit, më iku fare ky i djathti tani nuk shikoj fare. Pastaj kalova një histori të madhe, ç’është e drejta…

Ardit Gjebrea: Vajza jote.

Dallëndyshe: Një vajzë që kisha. Vërtet më ka ikur shikimi, por edhe syri se vetëm atë kisha. Nga largimi i saj në këtë jetë, më iku fare shikimi.

Ardit Gjebrea: Ishte e sëmurë vajza?

Dallëndyshe: Ishte fillimisht. Kur ishte e vogël ishte me astmë. Pastaj nga astma i krijoi mbledhje mushkërie, e çoja në sanatorium, në spitale. Në vitin ’19, iku pastaj. Unë e di sesi e kam marrë në morg.

Ardit Gjebrea: Po ti në atë kohë shikoje?

Dallëndyshe: Shikoja, nga sëmundja pastaj u rëndova shumë, nga ikja e vajzës.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte vajza kur u nda nga jeta?

Dallëndyshe: 23./tvklan.al