Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion pas denoncimit se ka marrë mesazhe kërcënuese nëpërmjet aplikacionit Signal, duke e akuzuar se ka bashkëpunuar me përfaqësuesit të botës së krimit.
Paraqitja në SPAK vjen pas padisë së depozituar nga vetë Bardhi. Ai deklaroi se ka dorëzuar telefonin në SPAK në lidhje me mesazhet shantazhuese dhe se ky institucion ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme për identifikimin e autorëve që i dërguan mesazhet.
Tv Klan