Ylli argjentinas kërkon që të largojë Icardi dhe të sjellë në “Park de Prince”, Sergio Agueron
Lionel Mesi nuk e do Mauro Ikardin te PSG-ja dhe po përpiqet me të gjitha mënyrat që ta transferojë atë te Barcelona. Qëllimi i “Pleshtit” është që të sjellë në “Park de Prins” një tjetër sulmues, Serxhio Agueron.
Miqësia mes të dyve është e madhe dhe “El Kun” vendosi të transferohej te blaugranat, pikërisht për t’u bashkuar me Mesin.
Me largimin e “Pleshtit” në Paris kur firmosi për 2 vite, mediat spanjolle raportuan se nuk kishte asgjë që e mbante Agueron në “Kampo Nou”.
Të dy kanë qenë shokë dhome për shumë vite te Argjentina dhe miqësia që kanë krijuar është shumë e fortë.
Sipas gazetës spanjolle “El Confidencial”, midis Mesit dhe Ikardit ka ndodhur sërish një përplasje.
Ky i fundit ka idenë se nuk thërritet në kombëtaren e Argjentinës pikërisht për shkak të ndikimit të madh që ka kapiteni.
Hera e fundit që Ikardi luajti me albiçelestet ishte në një miqësore në 2018-ën kundër Meksikës.
Mesi, tri gola në Champions me parisienët, shpreson se shkëmbimi do të kryhet.
Klan News