Dimitris Droutsas: “Për avancimin e mëtejshëm të ecurisë integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kemi theksuar se na duhet të krijojmë një dinamikë të re në këtë ecuri dhe besojmë se këtë dinamikë mund t’ia arrijnë duke vendosur një pikë kulmore të kësaj ecurie dhe kjo pikë kulmore, datë integruese themi thënë që duhet të jetë 2014, një datë më një simbolikë të veçantë. Bëhet fjalë për 100 vjet pasi u shpall, pasi filloi Lufta e Parë Botërore. BE-ja në thelbin e vetë është një model paqeje dhe besojmë se e ka për detyrë BE-ja të marri përsipër përgjegjësitë e veta edhe kundrejt rajonit të Ballkanit.”

Ilir Meta: “Ne jemi shumë të lumtur për këtë impuls të ri dhe të fuqishëm që Greqia dhe kryeministri Papandreu duan ti japin anëtarësimit të vendeve tona në BE dhe kjo nuk është diçka e re. Bazat e këtij progresi të vendeve tona drejt BE-së janë hedhur në mënyrë tepër solide pikërisht në samitin e Selanikut. Ju e dini që PE-ja miratoi rezolutën për të mbështetur liberalizimin e vizave të vendeve tona dhe angazhimi për liberalizimin e vizave është edhe ai që nga samiti i Selanikut dhe vendi ynë pothuajse i ka realizuar të gjitha kriteret për të fituar procesin e liberalizimit të vizave brenda vitit të ardhshëm./tvklan.al