Zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm ilir Meta e ka njohur Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në New York me progresin e Shqipërisë në kuadër të reformave të ekonomisë së tregut dhe të integrimit evropian.
Në fjalën e tij Meta nënvizoi se klima e re e dialogut mes politikave shqiptare ka inkurajuar këto zhvillime gjatë viteve të fundit. Një vend të veçantë Meta i ka kushtuar përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të luftuar trafiqet, korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin.
Zëvendës kryeministri dhe ministri i jashtëm Ilir Meta tha se mbështesim rezolutën 12,44 të këshillit të sigurimit të OKB-së, si edhe të drejtën e banorëve të Kosovës për të vendosur për fatin e tyre.
Në fjalën e tij Meta vlerësoi zhvillimin e zgjedhjeve në Maqedoni, si dhe kërkoi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Meta ofroi mbështetjen e qeverisë shqiptare për përpjekjet e OKB-së në luftën kundër terrorizmit dhe për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme./tvklan.al