Edhe pse disa deputet të LSI-së votuan pro ligjit që lejon importin e mbetjeve, kryetari i kësaj force Ilir Meta tani që ligji është rikthyer për rishqyrtim në Parlament, nga Presidenti i Republikës, thotë se dialogu me shoqërinë civile është thelbësor pavarësisht se, debatin për këtë çështje e sheh si të stisur nga opozita.
Çështjen aq të debatuar të mbetjeve Iliri Meta e renditi ndër shumë të tilla që parashtroi në platformën që prezantoi si kandidat, për të rimarre drejtimin e LSI-së në zgjedhje për kryetar që kjo forcë do të zhvilloj në fillim të nëntorit.
Përballë Metës në këtë garë janë dhe deputeti i përjashtuar dhe i rikthyer në gjirin e LSI, Përparim Spahiu si dhe ish-rektori Shezai Rrokaj./ TV KLAN