Ilir Meta demonstron edhe në sytë e ndërkombëtarëve kundërshtinë e tij ndaj ndryshimeve kushtetuese të miratuara me konsensusin e dy të mëdhenjve. Gjatë një takimi të zhvilluar nga prezenca e OSBE-së në Elbasan kreu i LSI-së ka deklaruar se marrëveshja e konkretizuar 2 ditë më parë në kuvend ishte anti-demokratike dhe korruptive duke e quajtur të, manipuluar votën pro të 115 deputetëve.
Ilir Meta: “Puçi më i fundit i realizuar në Kuvendin e Shqipërisë nga dyshja Berisha-Rama që sfidoi dhe dhunoi Kushtetutën do të marrë përgjigjen e merituar mbarë popullore.”
Kreu i LSI-së ka deklaruar se koalicioni i ri opozitar e majta për integrim do të rivendosë republikën parlamentare më të gjitha mjetet ligjore demokratike, duke nënkuptuar kështu se hapi i radhës do të jenë protestat mbarë popullore dhe animimi në gjykatën kushtetuese.
Ilir Meta: “Ne do të tregojmë shuam qartazi se republika e Sali-Ramës, është minorancë, duke kërkuar solidarizimin e të gjithë qytetarëve që janë të indinjuar nga kjo që ka ndodhur ne do të shikojmë edhe të gjitha rrugët e tjera ligjore.”
Ndërkohë në një reagim të sajin, Partia Demokracia Sociale ka theksuar se grushti i shtetit që ju bë Kushtetutës, gjunjëzoi edhe një jesh të opozitës./tvklan.al