Kryetari i PL, Ilir Meta reaguar për herë të parë pas arrestimit me urdhër të SPAK. Në faqen e tij zyrtare në “Facbook”, teksa thotë se është i pafajshëm dhe se ka mbrojtur vetëm interesat kombëtare, arrestimin e tij e cilëson një rrëmbim me urdhër të qeverisë.
“Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat. Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë. Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.”
Teksa falënderon mbështetësit e tij, kryetari i PL shprehet se nga kjo e hënë nis një faqe të re në përballjen me qeverinë “Rama”.
“Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani. Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht. Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike! Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë.”
Meta u arrestua pasi mbi të rëndojnë tre akuza, Korrupsion pasiv i zyrtarëve, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.
Kryetari i Partisë së Lirisë ndodhet në Bllokun e Sigurisë ku në mbrëmje është vizituar edhe nga djali i tij Besari.
Klan News