Për Presidentin Ilir Meta është shumë shqetësuese fakti që Shqipëria është vendi i fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera.
“Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë. OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: Testim! Testim! Testim”, shkruan Presidenti.
Meta shton se kërkesa për shtimin e testimeve është më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve krahasuar me muajin Prill janë rritur me mbi 11 herë. /tvklan.al