Lideri i LSI Ilir Meta është takuar me punëtoret e Metalurgjikut të Elbasanit. Gjatë bashkëbisedimit me ta, ai u shpreh, se partia që drejton ka një program që  stimulon biznesin duke zbritur nga tatimet një shumë të caktuar për çdo vend të ri pune. 

Kreu i LSI-së garantoi punonjësit e Metalurgjikut, se kjo parti ka vullnetin e duhur për të kthyer këtë zone në një nga zonat industriale me të rëndësishme jo vetëm të Elbasanit por edhe të Shqipërisë.

Ilir Meta: “Ne kemi një plan të qartë se si kjo zonë do të kthehet vërtetë në një zonë industriale, në një zonë punësimi, në një zonë begatie për qytetarët e Elbasanit dhe njëkohësisht kemi plan të qartë edhe për mbrojtjen e mjedisit.”

Meta ka  theksuar se deri në dhjetor të viti 2010 do të subvencionohen 50 %  të sigurimeve shoqërore për çdo të punësuar. Ai e ka quajtur Elbasanin si një nder qytetet që do jenë prioriteti i LSI-së./tvklan.al