Presidenti Ilir Meta bën thirrje që të shtohen testimet për Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit kërkon që të rritet buxheti për sistemin shëndetësor si dhe të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë.

“Të gjithë të vendosin maskat. Së bashku kundër COVID-19, për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari”, shkruan Meta./tvklan.al