Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të vendosë dialog me gratë naftëtare që qëndrojnë në grevë urie prej më shumë se dy javësh.  Meta bën thirrje që të bëhet çdo përpjekje për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje me qëllim zgjidhjen e situatës.  Meta kërkon që të shmanget përshkallëzimi i situatës me pasoja për shëndetin e grevisteve.

“Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarëve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve. Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve”, shkruan Meta.

Naftëtarët kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në rafinerinë e Ballshit. Ndërkohë kryeministri ka kërkuar që të dilet nga greva në mënyrë që të shkojë dhe bisedojë me grevistet. /tvklan.al