Më 22 Shtator u bënë fiks 30 vjet që nga transmetimi për herë të parë i serialit aq të dashur për të gjithë “Friends”. Personazhet ishin aq të këndshëm sa shikueshmëria kapi nivele rekord që në seritë e para. Ross, Rachel, Chandler, Monica, Joey dhe Phoebe janë të paharrueshëm!


E kush nuk do të donte t’i shihte sërish në ekran?! Por koha ka bërë të sajën dhe kjo gjë është e pamundur. Megjithatë, ka një lajm të mirë nga Warner Bros! Shumë shpejt do vijnë “Fast Friends”, një “game show” i bazuar te kjo komedi. Loja do ketë 4 pjesë, që do transmetohen në Max. Data e premierës ende nuk është bërë e ditur.

Fansat e “Friends” do u përgjigjen pyetjeve të shkurtra lidhur me serialin, pra për të parë sa i mbajnë mend skenat. Ata do të rijetojnë momentet e tyre të preferuara ndërsa do të vihen në provë me gjëra të vogla, gjëegjëza dhe lojëra që pritet t’i mbajnë të gjithë para ekranit.

Ai që kalon më shpejt sfidat do të fitojë titullin “Fansi i fundit i Friends”.

Konkurrentët do të mund të rikrijojnë skena në vendet ku kanë luajtur aktorët ikonikë, duke përfshirë apartamentin e Rachel dhe Monica, apartamentin e Joey dhe Chandler si dhe kafenenë ‘Central Perk’.

/tvklan.al