Venera Lumani dhe Lindi Islami janë një çift simpatik, që përveç se i lidh dashuria për njëri-tjetrin, ata i bashkon edhe muzika. Të dy bashkëjetojnë prej 7 vitesh në Tiranë.

Në muajin Gusht, sollën për publikun shqiptar një bashkëpunim muzikor. Teksti është realizuar nga vetë ata. “M’flen në shpirt” është kënga që i dedikohet dashurisë së tyre.

Të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Venera Lumani dhe Lindi Islami shpjegojnë se videoklipin e kësaj kënge e kanë krijuar vetë. Venera zbulon në fakt se është edhe një tekstshkruese shumë e talentuar.

Lindi Islami: Muzikën e kam shkruar unë, në fakt e kemi shkruar bashkë. Unë e hedh idenë fillestare dhe pastaj detajet dhe formën ja japim bashkë. Ndërsa tekstin e ka shkruar më shumë Venera.

Venera Lumani: Nuk e di pse e kam kompleks të tregoj që shkruaj. Ndoshta ngaqë jam në fillimet e mia. Kam shkruar gjithmonë, por t’i bëj publike e kam pasur pak kompleks. Ndoshta s’e kam vetëbesimin e duhur akoma. E kemi bërë bashkë si tekst. Edhe ideja e videoklipit, sepse mua më pëlqen të flas për këtë. Ka qenë ide e Lindit fillimisht. Ka rezultuar goxha i suksesshëm për publikun.  /tvklan.al