Kompanitë gjigante të teknologjisë janë duke u përpjekur për të patur një siguri kibernetike në spitale rurale kryesisht në SHBA.
Shumë prej spitaleve gjatë muajve të fundit kanë rënë pre e sulmeve kibernetike duke rrezikuar kështu të dhënat e pacientëve, kanë ndërprerë kujdesin ndaj tyre madje u kanë rrezikuar edhe jetën.
“Do të sigurojmë përditësime falas të sigurisë për spitalet rurale të kualifikuara si dhe vlerësime të sigurisë dhe trajnime për stafin e spitalve,” tha Microsoft në një prononcim për CNN.
Nga ana tjetër Google tha se do të nisë të krijojë një program pilot për të përshtatur shërbimet e sigurisë kibernetike të firmës me nevojat e spitaleve rurale.
Afërsisht 1800 spitale në SHBA janë të kërcënuara nga sulmet kibernetike. Shpesh atyre u mungojnë burimet e sigurisë në IT dhe stafi i trajnuar për sigurinë kibernetike.
Sulmet kibernetike kryesisht ato “ransomware” u pengojnë spitaleve aksesin në pajisjet dhe të dhënt e pacientëve, zakonisht duke bllokuar skedarët. Grupet kibernetike “ransomware” pas hakimit kërkojnë dëmshpërblime në këmbim të deshifrimit.
Administrata e presidentit të SHBA Joe Biden po përgatitet gjithashtu të nxjerrë kërkesa minimale për sigurinë kibernetike në spitalet amerikane. Detajet e këtij propozimi ende nuk janë të finalizuar.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, numri i sulmeve me “ransomware” ndaj kujdesit shëndetësor në SHBA u rrit me 128% në vitin 2023 krahasuar me një vit më parë.
Sulmi kibernetik i një spitali në muajin maj vuri në rrezik jetën e shumë pacientëve. Infermierët u detyruan të fusnin manualisht informacionin e recetës.
FBI dhe aleatët e saj ndërkombëtarë kanë kryer një seri goditjesh ndaj bandave të “ransomware”. Duke sekuestruar kompjuterët që përdorin dhe duke zhbllokuar disa nga kompjuterët e viktimave që hakerët i kanë koduar.
Por “ransomware” mbetet një biznes në lulëzim, sepse shumë nga autorët e tij veprojnë pa u ndëshkuar nga Rusia.
/tvklan.al