Sekretari i Jashtëm Britanik, David Cameron, ka dhënë një deklaratë të përbashkët për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Cameron ka falenderuar kryeministrin Rama për lidershipin e tij teksa i ka thënë se ka dhënë një drejtim të qartë për atë dhe se ku duhet të jetë Shqipëria në sferën e NATO-s dhe të BE-së.

Cameron ka folur në emër të kryeministrit britanik, Rishi Sunak teksa ka thënë se partneriteti me qeverinë shqiptare ka qenë dhe do të jenë një ndër më të frytshmet dhe pozitivet për Britaninë.

Më tej, Cameron e ka vënë theksin edhe tek bashkëpunimi për migracionin e paligjshëm, për të cilin ka thënë se shpreson të jetë edhe shembull për vendet e tjera, ai mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

David Cameron: Kënaqësi për mua që jam në Shqipëri. Një prej arsyeve që doja të vija, të festonim suksesin tuaj sepse është një histori suksesi, ju gjithashtu keni bërë një lidership të madh në Këshillin e Sigurimit. Ju falenderoj për lidershipin tuaj sepse keni dhënë një drejtim të qartë për atë se ku duhet të jetë Shqipëria në sferën e NATO-s dhe BE-së. Flas në emër të kryeministrit tonë, Sunak që ka qenë është dhe do të jetë një nga partneritetet më të frytshme dhe më pozitive për ne. Ne kemi projekte emocionuese, si për shembull hekurudha që do të jetë shumë e rëndësishme për të gjithë rajonin. Kemi marrëdhënie pozitive dhe në fushën e mbrojtjes dhe në fakt për mbështetjen që ne i japim njëri-tjetrit. Një partneritet dhe sa i takon krimit të organizuar dhe krimit të rëndë dhe me kënaqësi ne po ndihmojmë edhe modernizimin e gjyqësorit tuaj.

Për migracionin, ka qenë një partneritet i mrekullueshëm, shumë pozitiv dhe shumë i arrirë dhe shpresoj se do të jetë shembull edhe për të tjerët sepse në të gjithë Evropën, problemi i migracionit të parregullt është një problem me të cilën hasen të gjithë dhe siç ju kam thënë edhe ministrave të tjerë të jashtëm, është një problem të cilën duhet ta përballoni ju. Në rastin e Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, ju keni treguar se jeni novatorë dhe krijues dhe në sajë të kësaj pune, arrini rezultate të shkëlqyera, ekonomia, sektori i turizmit është rritur dhe do të ketë shumë mundësi që njerëzit të qëndrojnë në Shqipëri duke ndërtuar më tej ekomoninë tuaj.

Unë kam një këndvështrim të drejtë që kur Ballkani Perëndimor ja del mbanë, atëherë Evropa ia del mbanë sepse në fakt është në interesin tonë që të ndihmojmë në procesin e pajtimit, rritjes ekonomike, kjo është përparësi dhe do të vijojë. I kënaqur që do të vini në 18 Korrik. Do të jetë një takim i rëndësishëm për të gjitha vendet që duan të kenë një marrëdhënie të fortë. Do të flasim për migracionin, Ukrainën, sukseset këtu në Ballkan. Ka qenë mrekulli që kam qenë këtu dot dhe sigurisht që do ta mbaj premtimin për të ardhur. Urime për gjithçka që keni arritur.


/tvklan.al