Pas pelegrinazhit 13 javor datat 12 dhe 13 Qershor shënojnë festën e Shna Ndout.

Mijëra besimtarë te feve të ndryshme i drejtohen Kishës  së Laçit në shenjë sakrifice, falenderimi dhe lutjeje për një jetë të mbarë, shëndet dhe plotësimin e dëshirave. 

Shumë prej pelegrinëve kalojnë natën në vendin e shenjtë për të pritur 13 Qershorin ku kulmon edhe festa e shenjtë dhe shumë të tjerë vijnë në ditën e festës së Shna Ndout.

Besimtarë të shumtë nga të gjitha fetë ndezin qirinj në guvat e shkëmbinjve, falen në kishë dhe vende që i konsiderojnë të shenjta aty përreth, sfidojnë fatin duke besuar në mrekullitë e Shna Ndout.

Klan News