Jake Paul e fitoi me pikë duelin me Mike Tyson që e ndante një diferencë prej 31 vitesh. Ish-kampioni botës në peshat e rënda u shfaq i ngathët përballë personazhit të njohur të rrjeteve sociale që ka nisur edhe karrierën e boksierit. Arbitrat vendosën në mënyrë unanime fitoren e Paul pas 8 raundeve.

Në fund pati një përqafim mes të dyve, pas zënkës që patën para ndeshjes. Në fakt më shumë se një sfidë e mirëfilltë boksi ishte një shfaqje e transmetuar nga Netflix për 280 milionë abonentët e tij që sipas raportimeve patën probleme teknike.

Ndërkohë në stadiumin e Teksasit ku luajnë ekipi futbollit amerikan i Dallas Cowboys ishin të pranishëm mbi 72 mijë spektatorë ku ata të rreshtave të parë paguan nga 37 mijë deri në 50 mijë Dollarë për 1 biletë. Për këtë ndeshje Jake Paul mori 40 milionë Dollarë ndërsa Mike Tyson 20 milionë.

Tv Klan