Shkëndija para duelit të boksit me Mike Tyson e Jake Paul. Ish-kampioni i botës i peshave të rënda goditi me shuplakë youtuber-in e njohur në momentin e peshimit. Paul kishte shkelur këmbët e Tyson, i cili mbante vetëm çorape.
Kundërpërgjigjia e parë ishin disa puthje të hedhura nga larg, por më pas Jake Paul tha se tani ishte personale dhe se Tyson duhet të vdiste. Sfida e shumëpritur do të zhvillohet pas mesnate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mike Tyson kthehet në ring pas gati 2 dekadash nga ndeshja e fundit tashmë në moshën 58-vjeçare. Ai ka 58 duele si profesionist nga të cilat ka fituar 50, ka humbur 6 dhe 2 janë mbyllur në barazim.
Ndërsa 27-vjeçari Jake Paul e nisi boksin profesionist në 2020 dhe pas 11 sfidash ka 10 fitore dhe vetëm 1 humbje.
Tv Klan