Më shumë se 200 artikuj nga legjendat e sportit kanë dalë në ankand. Këtu përfshihet një raketë tenisi të përdorur nga Roger Federer, një fanellë e veshur nga Ronaldo në finalen e Kupës Botërore të Futbollit të vitit 1998 dhe rripin e artë nga një ndeshje boksi 1996 midis Evander Holyfield dhe Mike Tyson. Pjesë e artikujve në shtëpinë e ankandit Aguttes në Paris janë edhe fotografi dhe pajisje nga sporte të ndryshme.
Drejtori i Shtëpisë së Ankandeve, Maximilien Aguttes tha se tregu për reliket sportive është shumë më i vogël në Evropë sesa në Shtetet e Bashkuara ose Britani. “Ne kemi foto, kemi video, të cilat janë kujtime. Pra, ne kemi përgjegjësi të madhe për të promovuar mirë dhe historitë e atyre që lanë gjurmë në memorien e njerëzve.”
Aguttes tregon se ka artikuj për të gjithë koleksionistët, investitorët apo tifozët e sportit. Ndër më të vlefshmit në koleksion është rripi i artë në ndeshjen midis Holyfield dhe Tyson. “Asnjëherë në jetën time nuk mund ta imagjinoja se do ta kisha këtë rrip në duart e mia”, tha ai.
Artikuj ka gjithashtu edhe nga legjendat e futbollit Diego Maradona dhe Pele, boksieri Muhammad Ali. Ankandi mbyllet në 15 Dhjetor.
Klan News